Bayern Munichu arriti fitore në Bundesliga ndaj Wolfsburgut me rezultat 6-0.
Për bavarezët golat i shënuan Serge Gnabry (34′), Robert Lewandowksi (37′, 85′), James Rodriguez (52′), Thomas Muller (76′) dhe Joshua Kimmich (82′).
Më i miri ishte Lewandowski, ndërsa përveç golashënuesve tjerë me notë të lartë u vlerësua edhe Franck Ribery me tri asistimet e tij.
Thomas 😂 🎺#FCBWOB @esmuellert_ pic.twitter.com/cfi126nMLV
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) March 9, 2019
Paraqitje të mirë në mesfushën e vendasve arriti të bëjë edhe Thiago Alcantara.
Te mysafirët më të mirët ishin mbrojtësi anësor Jerome Roussillon dhe Yunus Malli, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:
Bayern:
Wolfsburg:
Ekipi i Niko Kovac tani është i pari në Bundesliga me 57 pikë, ndërsa Wolfsburgu ne pozitën e shtatë me 39 pikë. /Telegrafi/