Kapiteni i Interit, Mauro Icardi është lënë sërish jashtë skuadrës së Argjentinës, por katër lojtarë të Serie A janë përsëri të përfshirë.
Sulmuesi i zikaltërve ka qenë i thirrur vetëm një herë nga vendi i tij, ku ka luajtur vetëm tetë minuta në një humbje kualifikuese të Kupës së Botës nga Uruguai.
Pavarësisht 18 golave dhe tetë asistimeve këtë sezon, Edgardo Bauza ka zgjedhur përsëri të mos e thërras Icardin për ndeshjet ndaj Kilit dhe Bolivisë.
Trajneri i Argjentinës ka zgjedhur përsëri të thërras sulmuesin e Sao Paulos, Pratto, duke shpërfillur kapitenin e Interit.
Megjithatë, Icardi ka një shok të skuadrës të thirrur në kombëtare, ai është Ever Banega, teksa nga Serie A ka edhe tre tjerë të ftuar.
Dyshja e sulmit të Juventusit, Gonzalo Higuain e Paulo Dybala, dhe kapiteni i Lazios, Lucas Biglia. /Telegrafi/
Skuadra Argjentinë ndaj Kilit dhe Bolivisë: Andujar [Estudiantes], Guzman [Tigres], Romero [Manchester United], Mercado [Sevilla], Zabaleta [Manchester City], Buffarini, [Sao Paulo], Roncaglia [Celta Vigo], Mas [Trabzonspor ], Rojo [Manchester United], Otamendi [Manchester City], Musacchio [Villarreal], Funes Mori [Everton], Mascherano [Barcelona], Biglia [Lazio], Pizarro [Tigres], Banega [Inter], Di Maria [Paris Saint -Germain], Correa [Atletico Madrid], Acuna [Racing Club], Lavezzi [Hebei China Fortune], Messi [Barcelona], Dybala [Juventus], Aguero [Manchester City], Higuain [Juventus], Pratto [Sao Paulo]