Romakët janë të interesuar të sjellin në radhët e veta sulmuesin e Chelseat, Michy Batshuayi.
Sky Sports ka raportuar gjatë ditës së sotme se klubi italian po përpiqet që radhët e veta t’i përforcojë me sulmuesin belg.
E gjithë kjo pasi që kryeqytetasit italian pritet që humbin shërbimet e sulmuesit boshnjak, Edin Dezkos, i cili është pranë transferimit te Interi.
Kujtojmë se 25-vjeçari ka një kontratë të vlefshme me skuadrën nga Stamford Bridge deri në qershor të vitit 2021.
Theksojmë se futbollisti e kaloi sezonin e kaluar si huazuar te Valencia dhe më pas te Crystal Palace.
Ndryshe, Batshuayi në të kaluarën ka luajtur edhe për Standard Liege, Marseillen si dhe Borussia Dortmundin. /Telegrafi/