Shtatë gola në 11 ndeshje nuk mjaftojnë për sulmuesin belg Michy Batshuayi te Chelsea.
Sulmuesi i ri belg sipas mediave angleze nuk preferohet shumë nga Conte për skemat e tij ndaj dhe në janar për një ofertë të mirë lojtari do të sakrifikohet.
Pengesë mund të bëhet kërkesa e lartë ekonomike e anglezëve për Batschuayi i cili u ble për 40 milionë në vitin 2016.
Batshuayi pothuajse në shumicën e ndeshjeve ka qenë në bankën rezervë dhe aktivizimi i tij ka ardhur vetm në pjesën e dytë.
Chelsea për ta lënë tê lirë kërkon shumën e njejtë që e pagoi një vitë më parë.
Për sulmuesin e talentuar në Anglia kanë shprehur interesim Tottenham Hotspurs dhe Everton, ndërsa për të ka tjera interesime.
Borussia Dortmund dhe Wolfsburg e duan atë në Bundesliga ashtu si Marseille në Ligue 1.
Gjithsesi favoriti kryesor për transferimin e belgut mbetet kampioni në fuqi i Italisë, Juventus. /Telegrafi/