Sulmuesi belg, Michy Batshuay u transferua te Chelsea me shumë bujë.
Pasi shkëlqeu në Ligue 1, Chelsea pagoi afër 40 milionë euro për transferimin e Batshuayit nga Olympique Marseille.
Mirëpo sulmuesi i talentuar nuk arriti të përshtatet me futbollin anglez dhe kështu ka qenë vetëm rezervë e Diego Costas në Chelsea.
Ai ka paralajmëruar largimin, ndërsa shumë skuadra janë vënë pas tij.
Së fundmi edhe kampionët e Francës, Paris Saint Germain janë duke kërkuar lojtarin.
Mediat franceze kanë shkruar se PSG është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro për transferimin e Batshuayit në ‘Parc De Princes’. /Telegrafi/