West Ham kanë bërë një hap gjigant duke i ofruar Marseilles hiq më pak se 31 milionë funte për sulmuesin belg Michy Batshuayi.
Sipas The Guardian skuadra e Slaven Bilic ka gjetur sulmuesin për kampionatin e ardhshëm.
Për belgun ka interesim edhe nga Juventusi, Roma, Tottenham dhe Liverpool.
Ky pritet të jetë një nga transferimet më të shtrenjta në histori të Ligës Premier. /Telegrafi/