Gjilani ka bërë goditjen e dytë në afatin kalimtar të verës
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani ka arritur të fitoj garën për transferimin e sulmuesit të talentuar Baton Zabërgja.
21-vjeçari i bashkohet Gjilanit pas një viti fantastik të kaluar te Drenica, derisa ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me kuqebardhët.
Zabërgja është edhe pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Kosovës U21.
Njoftimi i plotë i SC Gjilanit:
Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Baton Zabërgja.
Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.
21 vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut vjen nga radhët e KF Drenica dhe është reprezentues i rregullt i Përfaqësueses U21 të Kosovës.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Batonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare.
/Telegrafi/