Baton Zabërgja është futbollisti i radhës që ka ndarë rrugët me SC Gjilanin.
Sulmuesi vushtrrias ishte pjesë e klubit bardhekuq për një vit, por duke parë krizën e madhe që ka kapluar këtë skuadër ka ndarë rrugët.
Ka qenë vet futbollisti i talentuar që nëpërmjet një shkrimi të gjatë ka konfirmuar ndarjen nga SC Gjilani.
E ardhmja e sulmuesit vushtrrias pritet të jetë në Superligën e Shqipërisë, ku kryeqytetasit e Dinamos sëTiranës kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
Njoftimi i plotë nga Zabërgja (pa ndërhyrje):
Faleminderit Gjilan . Ishte një vit plotë sfida , sakrific e krenari , ky vit tek ju padyshim do mbetet vit krenarie në rrugëtimin tim të karrieres , dhash aq sa pata mundesi me tër forcen pa kursyer asnjë djers , me pasionin më të madh, që SC Gjilanin ta shof në eventet më të larta sportive.
Për këtë vit siç e dini edhe ju sportedashes Gjilanas , përkunder sfidave arritem të përfundojmë në vendin e 3-të në Superligë,në finale të kupes së Kosovës ( ku do të më mbetet breng në zemer që kupen nuk arritem ta dergojm ne sirtaret e klubit e tifozeris se zjarrt ) , ishim pjes e konferenc liges , të gjitha kto të lartcekura me dëshiren më të madhe do ti perfundoja si titullar por ky eshte sporti, ky eshtë futbolli.
Faleminderit presidentit Florim Zuka , faleminderit trenerit Zekrija Ramadani , faleminderit i gjith stafit të Sc Gjilanit , faleminderit ajka e gjith ekipes e qytetit , tifozeris më të zjarrt të Shqiptaris e më gjer ,, Skifterat “.
Ju dëshiroj gjitha të mirat , Zoti ju bekoftë !
Me respekt Zabi 77 !. /Telegrafi/