Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur dje në një takim në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti amerikan, Barack Obama.
Sipas gazetarit Baton Haxhiu, Rama dhe Obama gjatë takimit të tyre kanë biseduar edhe për Kosovën.
“Po kanë biseduar kryesisht për relaksimin e marrëdhënieve të shqiptarëve me vendet e Ballkanit, ka qenë pjesë e shkurtër e bisedës, pjesa tjetër ka qenë e koncentruar në gjërat që kanë të bëjnë me Shqipërinë”, ka thënë Haxhiu në emisonin “Komiteti” në RTK.
Ai ka shtuar se Edi Rama është më shumë se mik i Gorge Soros dhe sa herë që ka probleme, ai në Amerikë i ka dyert e hapura nga George Soros i cili ka një marrdhënie shpirtërore me Edi Ramën./Telegrafi/