Në 2016-ën, me dygolëshin që u shënoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lionel Messi, arriti kuotën e 54 finalizimeve me Kombëtaren e Argjentinës, duke barazuar rekordin e një emri të madh, si Gabriel Batistuta.
Sot Messi numëron 61 gola me përfaqësuesen në 123 ndeshje, ndërsa Batigol 54 golat e tij i realizoi në 77 ndeshje.
Sot, 48 vjeç, Batistutës i vjen keq që nuk do të mbahet mend si golashënuesi më i mirë i Argjentinës, por e ka të qartë se para një fenomeni si Messi, ishte e pamundur ta mbaje këtë rekord.
“A jam i bezdisur se Messi ka shënuar më shumë se unë? Po, nuk mund ta mohoj”.
“E kisha shumë për zemër atë rekord. Në gjithë botën më kujtonin si goleadori i historisë së Argjentinës. Besoj se Messi, me këto hapa, do të arrijë dyfishin e golave të mi”.
“Gjëja pozitive është se renditem menjëherë pas një jashtëtokësori”, ka thënë Batistua.
Vlen të theksohet se Messi po shkëlqen edhe në La Liga, tashmë në sezonin 2017/18 ka shënuar 12 gola. /SS/