Gabriel Omar Batistuta është para një sfide jetësore sa i përket jetës pas pensionimit si futbollist.
Argjentinasi është 50 vjeç dhe është i interesuar të marrë përsipër skuadrën e Middlesbroughut. Kjo e fundit ka mbetur pa trajner pas largimit të Toni Pulisit, i cili u largua nga pankina pas dështimit në kampionat.
M’Boro ishte një nga kandidatët për të hyrë në Ligën Premier, por në fund dështoi që të bëhet pjesë e ligës elitare angleze.
Ish-futbollisti i Fiorentinës do të ishte një fuqi e marketingut të klubit anglez, i cili kohët e fundit u rimëkëmb prej problemeve financiare.
Ndryshe, Batigol është një ndër sulmuesit më të mirë të gjitha kohërave të kombëtares argjentinase. /Telegrafi/
Good Afternoon, Batistuta for the next permanent Middlesbrough manager is on site: https://t.co/v70gP4LQc1 Let us know if we can help with anything else 👍
— Sky Bet Help (@SkyBetHelp) May 20, 2019