Site icon Telegrafi

Batistuta kritikon Argjentinën: Jepjani një shans Icardit

Legjenda argjentinase, Gabriel Batistuta mendon se sulmuesit të Interit, Mauro Icardiy duhet t’i jepet një shans përpara atij të Juventusit, Gonzalo Higuain.

Kapitenit të Interit i është dhënë vetëm një paraqitje nga vendi i tij, dhe është lënë jashtë në mënyrë të përsëritur nga trajneri aktual, Edgardo Bauza.

Ndërsa, Higuain ka 31 gola në 68 paraqitje, por Batistuta beson se sulmuesi i Juventusit duhet të rënë, të paktën përkohësisht.

Lexo po ashtu Chiellini: Icardi 9-shi më i mirë për momentin

“Numri 9 duhet të jetë ai i cili shënon golat”, ka thënë për TyC Sports i njohuri si “Batigol”, i cili shënoi 56 gola në paraqitje për Argjentinën.

“Më pëlqen shumë Higuaini, por për fat të keq ai nuk është duke kontribuar në mënyrën që ai po bën në Evropë”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Icardi: Ftesa nga Argjentina do të ishte një shpërblim

“Ai po luan shumë mirë për Juventusin dhe është në garë për shumë trofe, por në qoftë se ai ka nevojë për një pushim, atëherë pse nuk i jep Icardit një shans?”

“Ky është një ekip kombëtar, nuk është një ekip i klubit, kështu që për këtë arsye ju duhet të jetoni në këtë moment”, përfundoi Batistuta. /Telegrafi/

Exit mobile version