Telegrafi

Batistuta: Fiorentina, dashuria ime

Gabriel Batistuta është i dashuruar me qytetin e Firences dhe skuadrën e Fiorentinas.

Sulmuesi i madh argjentinas ka folur fjalët më të mëdha për ish-skuadrën e tij, Fiorentinën, ku kaloi një pjesë të madhe të karrierës, ku ishte shumë i suksesshëm.

Lexo po ashtu Nga Ronaldo e Zidane te Baggio e Maldini, kjo është epoka e artë e Serie A (Foto)

“Unë e kam konsideruar gjithmonë Firencen si të dashurën time”, ka thënë Batistuta.

“Unë nuk kam shpjegim për dashurinë time për këtë qytet”, ka përfunduar sulmuesi legjendar argjentinas.

Lexo po ashtu Batistuta flet për Tottin dhe krahasimin e tij me Higuainin

Ndryshe, Gabriel Batistuta ka luajtur te Fiorentina në vitet 1991–2000, ku ka zhvilluar plot 269 ndeshje duke shënuar 168 gola. /Telegrafi/