Telegrafi

Batistuta feston ditëlindjen e 49-të, këto janë pesë golat më të bukur të shënuara nga sulmuesi argjentinas (Video)

Legjenda e futbollit argjentinas dhe e Fiorentinës, Gabriel Batistuta, feston ditëlindjen e 49-të.

‘Batigol’ ka lindur në Argjentinë me 1 shkurt 1969.

Ai zbarkoi në Serie A në sezonin 1991-92 ku shënoi 13 gola në 27 paraqitje.

Sulmuesi te Fiorentina u kthye në një legjendë pasi shënoi 207 gola në 332 paraqitje.

Batistuta me fanellën e Fiorentinës

Batistuta ishte edhe shënuesi më i mirë në histori të Argjentinës me 54 gola në 77 ndeshje, rekord që u thye nga Lionel Messi, me 61 gola në 123 ndeshje.

Batigol bëri karrierë edhe te Roma dhe Inter.

Batistuta gjatë prezantimit te Roma

Më poshtë i gjeni 10 golat më të bukura të shënuara nga sulmuesi. /Telegrafi/

Kundër Udinese – 31 gusht 1997

Kundër Kolumbisë – 15 tetor 1999

Kundër Arsenalit – 27 tetor 1999

Kundër Manchester United – 15 mars 2000

Kundër Veronës – 2 nëntor 2000