Legjenda e futbollit argjentinas dhe e Fiorentinës, Gabriel Batistuta, feston ditëlindjen e 49-të.
‘Batigol’ ka lindur në Argjentinë me 1 shkurt 1969.
Ai zbarkoi në Serie A në sezonin 1991-92 ku shënoi 13 gola në 27 paraqitje.
Sulmuesi te Fiorentina u kthye në një legjendë pasi shënoi 207 gola në 332 paraqitje.
Batistuta ishte edhe shënuesi më i mirë në histori të Argjentinës me 54 gola në 77 ndeshje, rekord që u thye nga Lionel Messi, me 61 gola në 123 ndeshje.
Batigol bëri karrierë edhe te Roma dhe Inter.
Më poshtë i gjeni 10 golat më të bukura të shënuara nga sulmuesi. /Telegrafi/
Kundër Udinese – 31 gusht 1997
Kundër Kolumbisë – 15 tetor 1999
Kundër Arsenalit – 27 tetor 1999
Kundër Manchester United – 15 mars 2000
Kundër Veronës – 2 nëntor 2000