Sipas një burimi pranë Porsche, bateritë e Taycan do të përditësohen për autonomi më të madhe, në disa prej versioneve të kësaj makine
Ka vetëm pak kohë që kur është lansuar, por Porsche ka vendosur ta fuqizojë edhe më shumë modelin Taycan, së paku në versionet Taycan 4S, Turbo dhe Turbo S, transmeton Telegrafi.
Ndryshimet që do të ndodhin, nuk dihen nëse do të bëhen duke i shtuar ndonjë pjesë harduerike, apo do bëhen përditësime në softuer, por kanë si synim që autonomia të jetë më e madhe se 323 kilometra.
Me 93.4 kWh, Porsche Taycan ka kapacitet për autonomi shumë më të madhe, megjithatë, nuk dihet se çfarë ka bërë që të mos tregohen aq i suksesshëm në këtë drejtim.
Autonomia prej 627 kilometrave, e Tesla Model S Long Range Plus që ka motor me 100 kWh, është shumë më e madhe se e Taycan, andaj ky ndryshim ishte shumë i nevojshëm.
Të gjitha këto pretendime, janë bërë nga një burim i afërt me Porsche, prandaj nuk dihet specifikat, apo si do të bëhet ky përditësim që po konsiderohet shumë i mirë. /Telegrafi/