Makina e parë elektrike, me mundësi të mbushjes kaq të shpejtë të baterisë
Së fundmi, Audi e ka prezantuar një EV të plotë, modelin e-tron që nëpërmjet mbushësin 150-kW, mund ta mbushë një bateri për 80 për qind brenda gjysmë ore, transmeton Telegrafi.
Por, lajmet bëhen gjithnjë e më të mira, sepse do të krijohet edhe opsioni i mbushësit prej 350-kW, që mundëson mbushjen e 80 për qindësh, për vetëm 12 minuta.
Sipas Autocar, Audi e-tron GT, bëhet makina e parë elektrike, me mundësi të mbushjes kaq të shpejtë, për një kohë enorme. Ky EV që arrin më 2020, pritet të jetë një rival i fuqishëm i Tesla Model S.
Menaxheri i marketingut në Audi, Johannes Eckstein ka bërë të ditur se e-tron i tanishëm nuk e ka këtë kapacitet të mbushjes së baterisë, por njëjtë nuk do të ndodhë edhe me gjeneratën e re që arrin pas dy vitesh.
Kjo mundësi e mbushjes, pritet të integrohet edhe në makina tjera, duke larguar njëherë e përgjithmonë brengën e pronarëve të makinave elektrike, se mund të mbesin në mes të rrugës. /Telegrafi/