Site icon Telegrafi

Batatina i zhgënjyer me humbjen nga Prishtina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i zhgënjyer me humbjen ndaj Prishtinës në ndeshjen e vlefshme të javës së 27-të në BKT Superligën e Kosovës.

Llapi u mposht me rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtim te Prishtina, ku golat për vendasit u shënuan nga Besnik Krasniqi (47’) nga penalltia dhe Endrit Krasniqi (65’), ndërsa për mysafirët Drilon Fazliu (78’).

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur të trajneri i llapjanëve, Batatina, i cili megjithatë beson se ekipit do të rikthehet te fitorja nga ndeshja e radhës.

Lexo po ashtu Ibrakovic i lumtur me fitoren ndaj Llapit, thotë se synon edhe finalen e Kupës së Kosovës

“Mendoj që ka qenë një taktikë e imja pse e kam nisur me këtë formacion. Kam dashur t’i ruaj disa lojtarët pasi kanë pasur angazhime me Përfaqësuese”, ka thënë fillimisht Batatina pas ndeshjes.

“Pjesa e parë ishte e dominuar nga ne derisa në pjesën e dytë kemi bërë disa lëshime të cilat na kushtuan”.

“Kemi pranuar gol shumë herët, e kemi dominuar ndeshjen, por pranuam sërish gol. Po të ishim më të vëmendshëm do të mund ta kishim shmangur humbjen”, përfundoi trajneri llapjan. /Telegrafi/

Exit mobile version