Trepça ’89 edhe zyrtarisht është shpallur kampione e Kosovës për stinorin 2016/17 tri ndeshje para fundit të kampionatit.
Por në fundjavë, kampioni i ri i Kosovës do ta presë skuadrën e papërshtatshme të Llapit në Mitrovicë.
Finalistët e Kupës së Kosovës do të kërkojnë fitore pasi synojnë të marrin pozitën e dytë në kampionat.
Në një prononcim për Telegrafin, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur për këtë kampionat.
Ai ka bërë me dije se do ta duartrokasin 89-shin para ndeshjes por në fushë kërkojnë maksimumin e pikëve.
“Ne do të futemi në fushë dhe t’i presim me duartrokitje futbollistët e Trepçës ’89 të cilët janë shpallur kampion”.
“Ata e meritojnë këtë, pasi me plot meritë janë kampion falë punës kolektive dhe angazhimit të madh në fushë. I dëshiroj edhe suksese në Ligën e Kampionëve pasi edhe zyrtarisht kanë marrë licencimin nga UEFA”, ka deklaruar për Telegrafin, Batatina.
Tutje trajneri llapjan, ka folur edhe për 90 minutat që e presin në stadiumin ‘Riza Lushta’.
“Ne do të luajmë lojën tonë por gjithmonë duke respektuar kampionin e ri të Kosovës”.
“Shpresoj në një ndeshje të mirë dhe të marrim maksimumin pasi është ndeshje shumë e rëndësishme për ne, ndërsa vendasit do të luajnë për tu përgatitur sa më mirë për garat evropiane”, përfundoi njëri ndër trajnerët më të mirë në Kosovë, Tahir Batatina.
Kujtojmë që edhe Llapi si Trepça ’89 do të kërkoj daljen në Evropë, pasi janë finalistë të Kupës së Kosovës. /Telegrafi/