Telegrafi

Batatina thotë se në stadiumin e tyre asnjë skuadër nuk do të marrë pikë

Në javën e 19-të të BKT Superligës së Kosovës, Llapi mori fitore komodes 2-0 në shtëpi ndaj Ulpianës.

Trajneri Tahir Batatina ishte i lumtur për këtë triumf, derisa bëri një parashikim të madh, duke potencuar se në stadiumin “Zahir Pajaziti” nuk mund të marrë pikë asnjë skuadër.

“Në pjesën e parë ishim t’u festua, në pjesën e dytë kemi luajtur futboll, ne pjesën e parë ka qenë emocionale, pasi u rikthyem në stadium”, deklaroi fillimisht trajneri i Llapit për Art Sport.

Lexo po ashtu Llapi rikthehet me fitore në ‘Zahir Pajaziti’, mposht Ulpianën

“Në pjesën e dytë kërkova të ndryshojmë taktikën dhe erdhëm deri tek golat. Kemi mundur të realizojmë ende gola, sot kemi treguar që do të jemi një Llap i pamposhtur në Zahir Pajaziti, këtu pikë nuk do të marrë askush, për këtë ju garantoj”.

“Do të luftojmë deri në fund për titull të kampionit, unë besoj shumë tek këta djem. Jemi pesë pikë larg kreut dhe kjo diferencë do të shkrihet sikur bora e pranverës, tani kemi infrastrukturë, kemi bërë organizim për këtë. Me këtë stadium, ne do ta themi fjalën kryesore në këtë kampionat”, shtoi më tej Batatina. /Telegrafi/