Telegrafi

Batatina thotë se Llapi nuk është dorëzuar në garën për titull

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Llapi ka fituar 3-2 në kuadër të javës së dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ishte tejet e vëmendshme në arritjen e tri pikëve edhe pse ishin nën presion deri në fund të ndeshjes.

Trajneri i Llapit është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren ndaj Drenicës.

Sipas tij skuadra nga Podujeva nuk është dorëzuar në garën për titull të kampionit.

Ai thotë se Llapi po kthehet në formën më të mirë dhe këtë po e dëshmon edhe loja që po e zhvillojnë në fushë. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore