Telegrafi

Batatina thotë se humbja ndaj Dukagjinit ishte test për lojtarë të rinj, fokusi i tyre është te Kupa e Kosovës

Llapi ka pësuar humbje 3-2 në kuadër të javës së 35-të në BKT Superligën e Kosovës ndaj Dukagjinit.

Trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina ka thënë se kjo ndeshje ishte për të testuar lojtarë të rinj dhe se fokusi i tyre është në Kupën e Kosovës.

“Fokusi im për këto ndeshje është ta shoh potencialin e lojtarëve që nuk kanë minutazhë”, ka thënë fillimisht ai për Art Sport pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Malisheva dhe Dukagjini triumfojnë me spektakël ndaj Gjilanit, respektivisht Llapit

“Jemi në fund të kampionatit dhe nuk është mirë që një trajner të mos u jap hapësirë lojtarëve për ta parë potencialin e tyre për të ardhmen”.

“Fokusi im është që t’u jap hapësirë djemve të rinj. Fokusin natyrisht e kam edhe te finalja e Kupës së Kosovës ndaj Dritës sepse faktikisht, Evropën e kemi siguruar”, ka shtuar trajneri Batatina.

Dukagjini e mbajti këtë epërsi deri në fund, duke fituar tre pikë dhe gjendet në vendin e gjashtë me 49 pikë, ndërsa Llapi është në të katërtin me 54 sosh. /Telegrafi/