Llapi ka pësuar humbje 3-2 në kuadër të javës së 35-të në BKT Superligën e Kosovës ndaj Dukagjinit.
Trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina ka thënë se kjo ndeshje ishte për të testuar lojtarë të rinj dhe se fokusi i tyre është në Kupën e Kosovës.
“Fokusi im për këto ndeshje është ta shoh potencialin e lojtarëve që nuk kanë minutazhë”, ka thënë fillimisht ai për Art Sport pas ndeshjes.
“Jemi në fund të kampionatit dhe nuk është mirë që një trajner të mos u jap hapësirë lojtarëve për ta parë potencialin e tyre për të ardhmen”.
“Fokusi im është që t’u jap hapësirë djemve të rinj. Fokusin natyrisht e kam edhe te finalja e Kupës së Kosovës ndaj Dritës sepse faktikisht, Evropën e kemi siguruar”, ka shtuar trajneri Batatina.
Dukagjini e mbajti këtë epërsi deri në fund, duke fituar tre pikë dhe gjendet në vendin e gjashtë me 49 pikë, ndërsa Llapi është në të katërtin me 54 sosh. /Telegrafi/