Telegrafi

Batatina sulmon Sokolin: Ishte jo-profesionist, na lëndoi gjashtë futbollistë dhe na largoi nga gara për trofe

Tahir Batatina e ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtar në Facebook për të folur rreth situatës së krijuar ditëve të fundit të klubi nga Podujeva, Llapi.

Ditëve të fundit në klubin e Llapit kanë ndodhur shumë gjëra dhe Batatina ka vendosur t’i sqaroj disa nga to.

Fillimisht trajneri Bylbyl Sokoli u shkarkua nga detyra një ditë pasi u rrah në kryeqytet pas humbjes nga Prishtina, ndërsa disa ditë më vonë dha dorëheqje kryetari Nexhat Dumnica dhe disa pjesëtar tjerë të kryesisë.

Lexo po ashtu Llapi konfirmon shkarkimin e Bylbyl Sokolit

Për trajnerin Sokoli, Batatina thotë se ishte jo-profesionist dhe ja lë fajin për shumë gjëra të këtij sezoni, ndërsa për Dumnicën shpreh keqardhje që u largua nga Llapi.

Lexo po ashtu Kryetari i Llapit, Nexhat Dumanica, jep dorëheqja nga çdo pozitë në klub

Më poshtë keni postimin pa ndërhyrje të Batatinës:

Gjërat që ndodhen kohët e fundit e kisha të arsyeshme me këtë shkrim të ju drejtohem qytetarve te Llapit dhe me gjerë.

Skuadra e llapit ka bërë disa ndryshime në organizim dhe në brendsin e saj sepse nuk kalonte caste te mira , ishte në një kriz shumë të madhe dhe një frym e zymtë në brendsin e saj .Këtë ia krijoj ish-trajneri, fillojë ta destabilizojë skuadren kështu lojtaret filluan duke humbur besimin për fitore dhe trofe.

Ne kemi investuar shumë në lojtar por jo-profesionalizmi bëri që gjashtë lojtar të mbeten jashtë fushes së gjelbërt si pasojë e lendimeve dhe punes jo-profesionale .

Sokoli gjatë prezantimit të tij si trajner i Llapit së bashku me Batatinën dhe Dumnicën

Ndyshimet ishin të domosdoshme në aspektin profesional sepse humbte i gjith mundi disa vjeqar për të luftuar për trofe.

Natyrisht ndryshimet në kryesi nuk ishin të mirseardhura por kto gjëra ndodhin, ne do të gjejm forc për të hecur përpara me kokën lart sepse kontribojm për qytetin dhe të rinjët llapjan.

Dua ti falenderojë vëllezërit në Zvicer dhe Gjermani që do të jenë shtylla kryesore në financimin e Llapit duke ju bashkuar edhe disa aksionar te fuqishum nga qyteti i Podujeves . Llapi do të jetë skuader stabile për shumë vite.

Për të gjitha kompanitë/bizneset e interesuara që dëshirojnë t’i bashkangjiten rrugëtimit të FC Llapit EVROPIAN i kanë dyert e hapura per te bashkpunuar , ta ngritim skuadren e zemres në nivele sa më te larta Evropiane.

Llapi gjithmon i hapur per ju.

Me respekt drejtori Ekzekutiv-Sportiv i Kf Llapi

/Telegrafi/