Site icon Telegrafi

Batatina shpreson në titull

Llapi ka arritur një fitore të vlefshme 3-0 në shtëpi të saj ndaj Vushtrrisë.

Me fitoren ndaj Vushtrrisë Llapi është 10 pikë larg nga lideri Feronikeli.

Por pa marrë parasysh këtë diferencë të pikëve, trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina nuk dorëzohet për titull.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë për skuadrën tonë duke e ditur se po ballafaqohemi me një skuadër që ndodhet poshtë në tabelë. Motivi ka qenë i madh të lojtarët që Llapi t’u rikthehet fitoreve”.

“Ne ende mendojmë se kemi gjasa për titullin e kampionit. Ne do të luftojmë deri në fund dhe nuk do të hyjmë në kalkulime”, deklaroi Batatina pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version