Site icon Telegrafi

Batatina pas humbjes nga Trepça ’89: E dominuam kundërshtarin, nuk i komentoj gjyqtarët

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Llapi ka pësuar humbjen e dytën herë radhazi në kampionat, duke u mposhtur nga Trepça ’89 me rezultat minimal 1-0.

Ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës, e vendosi sulmuesi Arb Manaj në minutën e 38-të.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili është ndarë i kënaqur me angazhimin e skuadrës së tij.

“Ishte një ndeshje jo e lehtë. Trepça ’89 ka dhënë maksimumin. Skuadra jonë nuk i realizoi rastet e pjesës së parë për të mbyllur gjithçka. Ndërsa, në pjesën e dytë djemtë u angazhuan dhe e dhanë maksimumin”.

“Ndoshta fati ishte në anën e 89-shit sot, për shkak se gjatë gjithë kohës kemi luajtur në fushën e tyre, por nuk arritëm të realizonim gol”.

Lexo po ashtu 89-shi fiton me golin e Manajt, Llapi ende pa pikë

“Nuk dua të komentoj gjyqtarët. Shihet qartë që shpesh herë nuk kanë as koordinim mes vete. Le t’i vlerësojë dikush tjetër” , ka thënë Batatina për ‘Art Sport’ pas ndeshjes.

Llapi pozicionohet në vendin e nëntë pas dy ndeshjeve të zhvilluara, pa pikë, ndërsa në javën e ardhshme e pret Ballkanin. /Telegrafi/

Exit mobile version