Telegrafi

Batatina pas humbjes nga Prishtina: Nuk ishim në ditën më të mirë

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka lavdëruar paraqitjen e lojtarëve të tij edhe përkundër humbjes nga Prishtina sot (e shtunë).

Llapi u mposht me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së 13-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Megjithatë, trajneri i mysafirëve, Batatina, humbjen e ka cilësuar si një “ditë jo të mirë” për ekipin e tij.

“Mendoj që nuk i shfrytëzuam rastet në pjesën e parë dhe pranuam gol të lehtë. Ishim të pavëmendshëm”, ka thënë fillimisht Batatina pas ndeshjes.

“Djemtë bënë maksimumin. Djemtë dhanë gjithçka nga vetja, por nuk ishim në ditën më të mirë”.

“Ndoshta në pjesën e parë nuk është dashur të pranojmë gol, në mënyrë që të ishim më të qetë në pjesën e dytë”, përfundoi trajneri i Llapit. /Telegrafi/