Site icon Telegrafi

Batatina pas humbjes nga Drenica: Fokusi është në Kupën e Kosovës, por na duhet edhe një pikë nga kampionati

(Foto: Facebook/K.F.Llapi)

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, sot në ndeshje ndaj Drenicës u ka dhënë hapësirë disa lojtarëve të rinj dhe ai thotë se janë paraqitur mirë, edhe pse pësuan humbje.

Batatina ka shtuar se fokusi do të jetë në ndeshjen e ardhshme dhe në finalen e Kupës së Kosovës.

“Tërë javën kemi punuar që t’u japim hapësirë këtyre djemve dhe të marrim një pikë për të siguruar Evropën. Kam rrezikuar duke ua dhënë rastin, pasi na duhet një pikë”.

“Nga një gabim, nga një ndërprerje, erdhi goli. Por ky është futbolli. Do të bëjmë maksimumin në ndeshjen ndaj Gjilanit. Do të mundohemi të arkëtojmë pikët e plota”.

“Për ne e rëndësishme është Kupa e Kosovës, finalja e madhe. Jemi munduar t’u japim hapësirë djemve. Performuan mirë, ndonëse nuk fituam. Djemtë e kanë bërë maksimumin. Tani mendojmë për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Batatina./Telegrafi/

Exit mobile version