Site icon Telegrafi

Batatina i paralajmëron rivalët për titull

Llapi kishte një rast të mirë që me fitore të barazohet me Hajvalinë me pikë mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Llapjanët ishin në epërsi 1-0 por avantazhi i tyre zgjati vetëm pesë minuta para se të barazonte rezultatin Hajvalia në 1-1.

Por trajneri i llapjanëve Tahir Batatina nuk ka mbetur aspak i kënaqur me rezultatin përfundimtar të takimit.

“Nuk është një rezultat i mirë për skuadrën ton. Arbitri bëri një gabim por nuk dua që unë të akuzoj është dikush tjetër që do t’i akuzoj”.

“Ne kemi luajtur mirë, ndershëm, dhe të mos mendoj Hajvalia, Feronikeli dhe Gjilani që mund t’i ikin skuadrës sonë. Titulli do të vendoset në fund”, ka thënë Batatina pas ndeshjes, Tahir Batatina për ‘Supersport Kosovën’. /Telegrafi/

Exit mobile version