Llapi ka marrë një pikë të vlefshme në udhëtim te Feronikeli duke barazuar 2-2.
Bardh e kaltërtit ishin në disavantazh 1-0 dhe gjatë pjesës së parë kaluan në epërsi 1-2.
Por në fund dy skuadrat ndanë pikët duke mbetur në kuotën e njëjtë prej 39 pikëve.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij është rikthyer dhe po luan lojë të hapur.
“Jemi rikthyer si skuadër pas një mini krize të rezultateve që kishim. Po luajmë lojë të hapur dhe po krijojmë raste të shumta, pavarësisht që po pranojmë gola”.
“Kjo tregon që Llapi luan me letra të hapura ndaj çdo skuadrës dhe pa kalkulime. Barazimin ndaj Feronikelit e cilësoj si pozitiv, pasi dihen veçoritë dhe cilësitë që ka skuadra e tyre”, deklaroi Batatina pas ndeshjes.
Krejt në fund trajneri llapjan ka thënë se duhet të mbetën të kënaqur me pikën e fituar dhe të vazhdojnë tutje duke mos u dorëzuar për titull.
“Ne duhet të mbetemi të kënaqur me këtë pikë dhe të vazhdojmë më tej në ndeshjet e radhës, duke mos u dorëzuar deri në fund për kreun e tabelës”, përfundoi Batatina. /Telegrafi/