Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është ndarë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij ndaj Dukagjinit me rezultat 3-0.
Kjo ishte fitorja e parë për Llapin këtë edicion, duke i siguruar pikët e para.
Pas ndeshjes, Batatina ka insistuar se ndryshimi taktik që e bëri në pjesën e dytë ia siguroi fitoren, ku shënuan edhe tre gola.
“Jam i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e ekipit, sidomos në pjesën e dytë. Djemtë u angazhuan maksimalisht dhe kjo është vetëm fitorja e parë këtë edicion, ndërsa do të vazhdojmë të punojmë dhe përgatitemi për ndeshjet tjera”.
“Në pjesën e parë nuk luajtëm edhe aq mirë, por në të dytën, bëmë disa ndryshime taktike dhe ato sollën edhe fitoren. Po ashtu, falënderoj edhe të gjithë llapjanët për përkrahje nga tribunat. Është e rëndësishme që të punojmë dhe vazhdojmë me paraqitje të mira ndeshje pas ndeshjeje”, ka thënë Batatina.
Llapi luan ndaj Fushë Kosovës në javën e tretë. /Telegrafi/