Telegrafi

Batatina me mesazh për të larguarit nga Llapi: Nuk ishin në planet e mia

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur rreth largimeve të fundit të futbollistëve nga skuadra e tij.

Skuadra e Llapit nuk është duke kaluar një moment të mirë, pasi disa nga futbollistët kryesorë janë larguar nga klubi duke mos vazhduar të jenë pjesë e tyre edhe për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo trajneri i skuadrës, Tahir Batatina tregon për KosovaPress se këta lojtar të cilët janë larguar nuk kanë qenë në planet e tij për sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh se ai po mundohet të krijojë një skuadër më solide se që e ka pasur sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Llapit

“Po nuk kanë qenë në planet e mia për kampionatin e ardhshëm duke e ditur se Llapit i duhet edhe pak një ngritje në cilësi për ta arritur objektivin”.

“Do të mundohemi këtë kampionat të sjellim lojtar me përvojë në skuadër dhe të nivelit më të lartë sesa kishim kampionatet që lamë pas”.

Tahir Batatina (Foto: FC Llapi/Facebook)

“Do të mundohem ta bëjmë një skuadër solide që të jemi në mesin e 4 skuadrave te para në tabelë”, ka thënë Batatina.

Kujtojmë që nga Llapi deri më tani zyrtarisht janë larguar: Hamdi Namani, Ilir Blakçori, Ahmed Januzi ndërsa flitet edhe për një largim të mundshëm të Mentor Zhdrellës dhe Festim Alidemës.