Tahir Batatina është deklaruar pas fitores 2-0 ndaj Besës në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës.
Llapi triumfoi përballë skuadrës nga Peja, derisa Batatina tha se ata ishin futur në lojë sikur të luanin ndaj kampionit në fuqi, Dritës.
“Pas ndeshjes me Dritën, kemi treguar se jemi një skuadër solide edhe pas fitores kundër Drenicës” ka thënë trajneri i Llapit pas ndeshjes për “ArtSport”.
“Do të thotë se ju kemi qasur Besës me seriozitetin më të madh. Jemi futur në fushë sikurse të luanim kundër Dritës”.
“Ashtu siç kemi planifikuar, të bëjmë presion që nga minuta e parë të kundërshtari dhe kështu i realizuam dy gola në pjesën e parë”.
“Nuk i kemi dhënë hapësirë Besës asnjëherë që ta rrezikoj portën. Kurse, po më bën përshtypje që gjyqtarët e rinj po arbitrojnë për mrekulli, është vendimi më i mirë i Federatës kohëve të fundit”.
“Këta gjyqtarë munden me gabu, por nuk kanë asnjë qellim. Do të thotë që të gjithë klubet do t’ia falin gabimet pasi që janë pa qellim”, ka përfunduar Batatina. /Telegrafi/