Llapi e mposhti me rezultat të thellë Drenicën 4-0 në kuadër të javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina ka thënë pas ndeshjes se janë ekip që luftojnë për vendin e tretë.
“Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve. Nuk ishte dita jonë në ndeshjen e kaluar, gjë që është normale dhe pësuam një humbje pa meritë”, ka thënë fillimisht ai për ArtSport.
“Por, sot treguam që jemi ekip që luftojmë për vendin e tretë dhe të sigurojmë finalen e Kupës. Kjo fitore hap rrugën për një vend në Evropë”.
“I përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe luftën e madhe në fushë. Rezultatin e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës nuk e diskutoj”.
“Kemi ekip për të rikthyer dhe për të kaluar në finale”, ka shtuar më tej Batatina. /Telegrafi/