Llapi ka vazhduar me rezultate pozitive edhe në fundjavë ku barazoi 1-1 ndaj Gjilanit.
Skuadra mysafire ishte në disavantazh 1-0, por arriti të barazoj rezultatin në 1-1.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se skuadra e tij luajti me 50% të forcës në këtë takim.
“Sot kemi luajtur me 50% e forcës tonë, pasi kemi një ndeshje me rëndësi në mesjavë ndaj Drenicës për gjysmëfinalen e Kupës”.
“Megjithatë ne kemi kërkuar nga futbollistët që të fitojnë tre pikët e mundshme dhe të ruhen nga ndonjë lëndim i mundshëm. Ajo çfarë është me rëndësi është se ne nuk njohim humbje”, deklaroi Batatina.
Llapi ndodhet në pozitën e katërt në tabelë me 50 pikë të tubiara. /Telegrafi,