Telegrafi

Batatina: Kualifikimi në finale erdhi falë punës dhe angazhimit të lojtarëve

(Foto: Facebook/K.F.Llapi)

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i kënaqur pas kualifikimit të Llapit në finale të Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadra e tij barazoi në stadiumin “Zahir Pajaziti” (2-2), ndërkohë që kishte fituar në sfidën e parë gjysmëfinale në “Fadil Vokrri” (2-3) dhe me rezultat të përgjithshëm prej 5-4 ka lënë takim me Dukagjinin e Klinës në finale.

Pas ndeshjes, Batatina ka thënë se kanë qenë të vetëdijshëm se arritja në finale do të ishte e vështirë, porse erdhi falë punës e angazhimit të lojtarëve, ndërsa ka përmendur edhe triumfet ndaj Ballkanit, Trepçës ’89 dhe së fundmi ndaj Prishtinës.

Lexo po ashtu Llapi eliminon Prishtinën dhe kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës

Ai ka pranuar se të zgjedhurit e tij ishin në vështirësinë në fraksioni e dytë, porse lojtarët ia dolën t’i tejkalonin vështirësitë dhe të vazhdonin drejt ëndrrës për trofeun e Kupës.

Për më shumë, trajneri ka thënë se kishte ndikuar edhe pjesa e agjërimit, meqenëse lojtarët nuk mund të jepnin maksimumin. /Telegrafi/