Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i kënaqur pas kualifikimit të Llapit në finale të Kupës së Kosovës në futboll.
Skuadra e tij barazoi në stadiumin “Zahir Pajaziti” (2-2), ndërkohë që kishte fituar në sfidën e parë gjysmëfinale në “Fadil Vokrri” (2-3) dhe me rezultat të përgjithshëm prej 5-4 ka lënë takim me Dukagjinin e Klinës në finale.
Pas ndeshjes, Batatina ka thënë se kanë qenë të vetëdijshëm se arritja në finale do të ishte e vështirë, porse erdhi falë punës e angazhimit të lojtarëve, ndërsa ka përmendur edhe triumfet ndaj Ballkanit, Trepçës ’89 dhe së fundmi ndaj Prishtinës.
Ai ka pranuar se të zgjedhurit e tij ishin në vështirësinë në fraksioni e dytë, porse lojtarët ia dolën t’i tejkalonin vështirësitë dhe të vazhdonin drejt ëndrrës për trofeun e Kupës.
Për më shumë, trajneri ka thënë se kishte ndikuar edhe pjesa e agjërimit, meqenëse lojtarët nuk mund të jepnin maksimumin. /Telegrafi/