Trajneri i Llapit, Tahir Bataina, ka folur pas ndeshjes me Malishëve që e fitoi me rezultat 2-0 në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Edhe pse kjo ishte fitorja e katërt rresht, trajneri u gëzua që skuadra nuk ka pranuar gol në këtë periudhë ndeshjesh.
“E kemi ditur që do të jetë vështirë të luhet futboll në këtë terren. Nuk i plotëson kushtet ky terren. Kam folur me lojtarët që të mos lëndohemi, duke e ditur se jemi afër Evropës”.
“Kur kemi kaluar në finale të Kupës kam folur me lojtarët se duhet të luajmë taktikisht, të mos bëjmë gabimin siç e kemi bërë vitin e kaluar”.
“Sot kemi qenë më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, por kemi qenë të kujdesshëm”, ka thënë Batatina.
Llapi në kampionat është i katërti me 52 pikë, tri më pak se Gjilani dhe Drita. /Telegrafi/