Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka nisur disa kritika kundrejt drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ai ka bërë një postim në Facebook duke komentuar një fotografi të drejtuesve të FFK-së që ndodhen në Katar për t’i ndjekur nga afër përgatitjet e Përfaqësueses së Kosovës para ndeshjes miqësore ndaj Suedisë.
Postimi i plotë i Batatinës:
“A janë këta përfaqësuesit e futbollit të Kosovës që përcjellin stërvitjen e Kombëtares në Katar? Asnjë përfaqësues i klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë!!”.
“Ne japim miliona në futboll ndërsa zhvatësit e futbollit, pra miqtë e Agim Ademit që marrin mëditje e kujdestari më të larta sa të mjekëve, për herë të fundit këtë udhëtim e shijojnë nga parat tona.
“Me 27.01.2020 në Kuvendin e FFK-së do të ndodhë ndryshimi. Klubet do të vendosin për futbollin, e jo më këta zhvatësit, sejmenët e Agim Ademit qe nuk përfaqësojnë asnjë klub”.
/Telegrafi/