Site icon Telegrafi

Batatina: Kam pushuar thuajse 11 futbollistë, pasi me Prishtinën është ndeshja kryesore

Llapi është rikthyer te fitoret në kampionat pas pesë ndeshjeve.

Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina ka triumfuar në udhëtim te Ulpiana me rezultat të pastër 0-2, falë golave nga Dardan Jashari dhe Festim Alidema.

Pas ndeshjes trajneri Tahir Batatina ka theksuar se për këtë sfidë pushoi thuajse 11 futbollistë,  pasi vëmendjen e kanë tek ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Kosovës, ndaj Prishtinës.

“Jam i kënaqur që sot kanë debutuar pesë futbollistë nga akademia e Llapit. Është prej prioriteteve të mia t’iu jap hapësirë”, tha Batatina.

“E kam ditur që do të jetë ndeshje e vështirë. Kam pushuar thuajse 11-të lojtarë, sepse unë brenda një ekipi kam dy ekipe”.

Lexo po ashtu Llapi kthehet te fitorja, triumfon ndaj Ulpianës në udhëtim

“Kemi futbollistë solid, mund të bëjmë ndryshime brenda skuadrës. Ata që luajtën, treguan cilësi”.

“Mendoj që ndeshja më e rëndësishme është të mërkurën në ‘Zahir Pajaziti’. Atje kemi publikë të zjarrtë dhe për herë të parë do të jetë stadiumi i mbushur. Do të jetë spektakël në tribuna dhe në fushë”, deklaroi Batatina.

Me këtë fitore Llapi vazhdon të mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 44 pikë, derisa Ulpiana mbetet e parafundit në tabelë me 24 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version