Llapi e ka nisur mirë fazën e tretë të garave në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur në shtëpi Dukagjinin me rezultat bindës 4-1.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka mbetur i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në këtë ndeshje.
“Në këto ndeshje duhet të jesh i vëmendshëm, pasi që gjithmonë rikthimi në futboll pas një kohe është i vështirë”.
“Kishim mundësi edhe të tjera ndoshta për të shënuar, por jemi të kënaqur edhe me këtë paraqitje të futbollistëve. Kemi ende disa mangësi për t’i përmirësuar dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës ndaj Drenicës”
“Qytetarët dhe simpatizuesit e Llapit nuk duhet të shqetësohen për statusin elitar të klubit. Llapi nuk guxon të bie asnjëherë nga liga. Ne jemi afër zonës që dërgon në Evropë, ndaj ne nuk do të dorëzohemi deri në ndeshjen e fundit”, ka thënë Batatina.
Në takimin e radhës Llapi do të ballafaqohet në shtëpi me Drenicën. /Telegrafi/