Telegrafi

Batatina: Fitoret e tilla i karakterizojnë ekipet kampione

Llapi ka marrë tre pikë të mëdha në shtëpi, pasi ka mposhtur Gjilanin me rezultat 2-1.

Ka qenë një ndeshje me fund të tensionuar, por që fitoren llapjanëve ia siguruan dy golat nga sulmuesit Ahmed Januzi dhe Muhamet Hyseni.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë pas ndeshjes se fitoret e tilla i karakterizojnë skuadrat kampione.

“Kur fitohen ndeshje si kjo, duhet gëzuar. Pranuam një gol që nuk u desh. Ishim në presion, por bëmë maksimumin”.

“Bëmë ndryshim të skemës dhe fitore të tilla tregojnë që rruga drejt kreut të tabelës është e mundshme. Mendoj se fitoret e tilla i karakterizojnë ekipet kampione”.

“Jam i lumtur me grupin e lojtarëve që treguan karakter. Është e rëndësishme që dy sulmuesit shënuan gola. Gjilani ka skuadër të mirë dhe ka grup me individ që mund ta bëjnë diferencën”.

“Këtë fitore dua t’ua dedikoj gjithë tifozëve të Llapit. Mendoj se këta e meritojnë t’i gëzojmë me titull kampioni”, ka thënë Batatina për “ArtMotion” pas ndeshjes. /Telegrafi/