Trajneri i Llapit, Tahir Batatina nuk e ka pranuar humbjen 4-0 në shtëpi ndaj Dritës, duke thënë se referimi ishte i njëanshëm.
Llapjanët u turpëruar në shtëpi, pasi pranuan plotë katër gola, e që nuk e pranuan disa vendime të gjyqtarit të bëra në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës.
“Në këtë përballje nuk ishte Llapi që jemi mësuar ta shohim. Kemi pranuar dy gola shumë herët dhe tejet naiv. Kemi pasur mungesat e shumta për këtë ndeshje, por ajo e ‘gardianit’ Nava na ka penalizuar mjaft shumë, pasi që golat e pranuar sot kanë qenë kryesisht nga gabimet e portierit” ka thënë Batatina për Super Sport Kosova.
“Nuk dua që të arsyetohem, pasi që Drita e fitoi me meritë ndeshjen, mirëpo gjyqtarët e ndeshjet nuk lejuan që të luanim futboll dhe ishte faktor në rezultatin direkt të ndeshjes”.
“Ishin disa pozita jashtë loje që nuk u akorduan dhe disa faula të lehtë të dhënë për kundërshtarin afër zonë dhe për këtë arsye mendoj që jemi dëmtuar”.
“Në ndeshjen ndaj Prishtinës dhe Gjilanit e kemi dëshmuar që Llapi nuk luan për kalkulimet e askujt. Kemi shpenzuar shumë energji në këto dy ndeshje, ndërkohë që u futëm disi të lodhur në takimin ndaj Dritës. Por, ju garantoj që Llapi edhe në ndeshjet në vazhdim do të futet në secilën ndeshje për fitore”, përfundoi Batatina.
Llapi kishte dy barazime dhe dy humbje, ndërsa tani pësoi edhe humbjen e 11-të në sezon, që është një formë tejet e keqe për ta. /Telegrafi/