Site icon Telegrafi

Batatina: E falënderojë Vëllaznimin për mikpritje, fitorja ishte e merituar

Tahir Batatina

Llapi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Vëllaznimi 0-3.

Llapjanët shënuan në pjesën e parë nëpërmjet Mentor Zhdrellës dhe dy gola tjerë në 45 minutëshin final me Florim Bërbatovcin.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka falënderuar vendasit për mikëpritje dhe ka deklaruar se ishte fitorja e merituar.

“E falënderojë Vëllaznimin për mikpritjen vëllazërore, një skuadër që është rikthyer në Superligë dhe ka qenë hijeshia e Superligës, pasi që ka treguar ndeshje shumë të mira”.

“Ne jemi përgatitur maksimalisht në të gjithë aspektet pasi që Vëllaznimi di të befasojë si vendas dhe të mund krejt. I kemi pasur edhe ne edhe Vëllaznimi rastet tona. Ne i shfrytëzuam ato”, ka thënë Tahir Batatina pas ndeshjes për Super Sport Kosova.

“Në këtë ndeshje nuk kemi bërë lojë shumë të mirë për shikuesit por, tereni nuk na ka mundësuar. Mendoj se ishte fitore e merituar”, shtoi Batatina.

Tutje ai thumboi edhe kundërshtarët për titullin e kampionit.

“Mendoj se kundërshtarët iu është dashur që të shkojnë në barnatore të blejnë hapa të qetësimit. Ne kemi skuadër të qetë dhe me përvojë”.

“Synojmë që të shpallemi kampion. Shpresoj se në ndeshjen e ardhshme me Trepçën ’89 do të bëhen 5 mijë shikues në ‘Zahir Pajaziti’”, tha ndër të tjera Tahir Batatina.  /Telegrafi/

Exit mobile version