Site icon Telegrafi

Batatina: Duhet të ishim më të vëmendshëm

Llapi nuk ka arritur të vazhdoj me fitore kampionatin pasi kishte triumfuar në mesjavë 2-0 ndaj Vllaznisë.

Skuadra e Tahir Batatinës ka barazuar në një ndeshje të ‘çmendur’ me Trepçën ’89 me rezultat 3-3.

E kryetrajneri i llapjanëve, Tahir Batatina ka thënë se duhej të ishin më të vëmendshëm.

“Së pari ka qenë një ndeshje tipike kampionale, e Llapi çdo herë ka pasur ndeshje të mira, por edhe 89-shi ka një lojë të mirë, është kampion aktual i Kosovës”.

“Si do që të jetë duhet të ishim më të vëmendshëm në pjesën e parë, por pasi pësuam golat na u deshtë të rikthehemi duke dhënë maksimumin”, deklaroi Batatina.

Krejt në fund trajneri llapjan tha për portierin Arben Beqiri se duhej të reagonte më shpejt.

“Portieri duhet të reagonte më shpejt dhe kjo na kushtoj. Gjithsesi mendoj se ishte ndeshja më e mirë e vitit në futbollin kosovar”, përfundoi Batatina.

Llapi pas 24 javëve ka grumbulluar 38 pikë dhe zë pozitën e tretë në tabelë. /Telegrafi/

Exit mobile version