Telegrafi

Batatina deklarohet pas fitores së rëndësishme ndaj Trepçës ’89

(Foto: Facebook/K.F.Llapi)

Llapi ka fituar 2-1 ndaj Trepçës ’89 në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Podujeva fitoi me përmbysje, duke u larguar më tej nga zona që shpijen në Ligën e Parë.

Pas ndeshjes, trajneri Tahir Batatina ka thënë se ishte një takim i vështirë, pasi që kishin shumë mungesa, por ia dolën.

Lexo po ashtu Llapi fiton me përmbysje ndaj Trepçës '89

“E kemi ditur që nuk e kemi lehtë kundër Trepcës ’89 duke e ditur faktin që kam pasur katër mungesa të lojtarëve titullarë dhe ta fitosh ndeshjen kundër 89-shit pa katër lojtarë nuk është e lehtë”, ka thënë Batatina pas ndeshjes për Art Sport.

“Si trajner kam bërë ndryshime në skemë, por kam punuar gjatë tërë javës me këtë formacion që të përballemi kundër 89-shit”.

“E kemi blinduar pozitën e pestë, kemi luajtur mençur. Ndeshjen e radhës do të udhëtojmë për rezultat të mirë kundër Ballkanit sepse jemi të kompletuar”, ka shtuar më tej Batatina. /Telegrafi/