Telegrafi

Batatina beson që gjyqtarët ia humbën ndeshjen ndaj Ferizajt

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka akuzuar gjyqtarët pas humbjes 2-1 nga Ferizaj në kuadër të javës së gjashtë.

Sipas Batatinës, gjyqtari Genc Nuza, ishte ai që ia humbi ndeshjen.

“Po ndodhë çdo ndeshje. Duhet të luajmë me 14 kundërshtarë. Çdo ndeshje ndërhyrja më e lehtë në zonë akordohet penallti kundër Llapit. Ndoshta dikujt po i pengojnë sukseset e Llapit. Dikujt brenda. Por Llapi nuk do të rri duarkryq”.

“Nuk jam fajtor që Genc Nuza nuk ka drejtuar finalen. Atij i ka mbetur pikë që nuk ka referuzar në finale. Sot u anulua gola ynë, nëse del që është ashtu, unë e lë futbollin”.

“Alban Shala i lë një ditë më parë dy skuadra me fanella të njëjtë dhe sot është në VAR. Arbitrimi i tillë vetëm e dëmton futbollin. Kjo është arsyeja e vetme e humbjes. Goli i dytë i Ferizajt ishte i dyshimtë për ofsajd”, ka shtuar Batatina.

“Llapi nuk bie poshtë. Llapi ka organizim. Gjynah të dëmtohet Llapi prej atyre që nuk japin asgjë për futbollin, vetëm marrin prej futbollit. Sot nuk kishte penallti, goli na u anulua dhe goli i pranuar i Ferizajt ishte ofsajd. Nuk ka masa ndaj gjyqtarëve. Nëse s’ka gjyqtarë, duhet të marrim gjyqtarë nga jashtë. Por nëse vazhdohet me kësi anime, nuk ka futboll. Kështu vetëm i humbim investitorët”, ka thënë Batatina. /Telegrafi/