Site icon Telegrafi

Batatina arsyeton humbjen e Llapit në shtëpi nga Drita

Tahir Batatina është deklaruar pas humbjes që Llapi pësoi në shtëpi ndaj Dritës në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Podujeva u mposht 4-2 nga kampioni në fuqi, duke bërë që ata të luftojnë ende për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.

Batatina e ka arsyetuar këtë humbje të skuadrës së tij se lojtarët janë të lodhur nga ndeshja me Prishtinën në Kupën e Kosovës.

Lexo po ashtu Drita fiton me rezultat komod ndaj Llapit - vazhdon gara e madhe për titull

“Mendoj se kemi parë një Llap krejt tjetër në pjesën e parë, kemi shënuar dy gola dhe si skuadër e kemi rrezikuar Dritën”, ka thënë strategu i Llapit pas ndeshjes për Art Sport.

“E dija që do të ishte e vështirë, por ne ishim të lodhur nga ndeshja me Prishtinën. E kuptoj rëndësinë e ndeshjes, skuadra si Prishtina, Ballkani, Drita dhe Llapi kur japin maksimumin në një ndeshje, kanë probleme në ndeshjen tjetër”.

“Ky është futbolli, duhet të mendojmë për lojërat e radhës”, ka shtuar Batatina.

Pas javës së 28-të, Drita vazhdon të jetë lider me 61 pikë, gjersa Llapi gjendet në të shtatin me 33 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version