Telegrafi

Batatina ankohet në ndarjen e drejtësisë: Genc Nuza na dëmtoi, nuk ishte rezultati real në bazë të paraqitjes

Është ndërprerë seria e Llapit prej tri fitoreve radhazi, pasi janë mposhtur nga Drita 1-3.

Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante e zhvilluar në Merdare, ku u panë të gjitha, kartonë të kuq, penalltia e gola të bukur.

Por aspak nuk ka mbetur i kënaqur me ndarjen e drejtësisë tekniku llapjan Tahir Batatina.

Numri një i Llapit ka thënë se i përgëzon futbollistët e tij për lojën, por ka kritika për ndarjen e drejtësisë nga Genc Nuza.

“Nuk ishte rezultati real bazë të paraqitjes. I përgëzoj djemtë për lojën, derisa këto pikë ishin të Genc Nuzës. Që nga minuta e parë ishte në favor të kundërshtarit, te penalltia, te kartoni i kuq për të cilin dy herë ishte ndërhyrja ndaj lojtarit tonë. Ai tregoj se është ardhur për qëllime të caktuara, por kjo nuk i kontribuon futbollit”, tha Batatina

Tutje trajneri llapjan ka thënë se Llapi është penalizuar shumë nga gjykimi, teksa ka lëshuar akuza se Drita i ka mposhtur së bashku me gjyqtarin.

“Duhet të luajmë vetëm futboll, Llapi është penalizuar që nga fillimi i kampionatit, nuk u lejuam në bari artificial. Kemi probleme me gjyqtarët, sot nuk ishte korrekt. Na ka mposhtur Drita së bashku me gjyqtarin”.

“Nuk di të hi në detaje të shumta, por Nuza e di më mirë pse ka gabuar. Unë mendoj që VAR-i po aplikohet, por atëherë kur Nuza vendoste vetë kur ta shikonte golin”.

“Dritën ia uroj fitores, por nuk do të thotë që ajo na mposhti me lojë. Ju ka hi tuta që Llapi po fiton, por ne nuk dorëzohemi. Nuk duhet të dëmtohemi në këtë formë”, ka thënë Tahir Batatina. /Telegrafi/