Site icon Telegrafi

Batalioni kroat i KFOR-it përfundoi operacionin 24 orësh ‘patrullim dhe vëzhgim’ përgjatë vijës kufitare administrative  

Ka përfunduar operacioni 24 orësh i kryer nga Batalioni ‘Kinetiq’ i Komandës Rajonale në Perëndim në kuadër të misionit të KFOR-it.

Ky operacion është kryer nga një togë kroate dhe përfshinë një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi përgjatë vijës kufitare administrative.

“Një togë kroate kreu një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi përgjatë vijës kufitare administrative. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version